Historiku
“Unioni Financiar Prishtinë (UFP)” Agjent i Western Union Financial Services Inc. për Kosovën, ofron shërbimin Western Union transfertë parash dhe shërbimin Arkëtim Pagesave në më se 170 lokacione në të gjithë Kosovën, që prej vitit 2000.
Në Qershor 2020, “Unioni Financiar Prishtinë” u licencua nga Banka Qendrore e Kosovës edhe me veprimtarinë financiare Emetimi i Parasë Elektronike.
“Unioni Financiar Prishtinë”, si emetues i parasë elektronike, ofron produktin kartelë me parapagim Upay Card MasterCard për të plotësuar nevojat e klientëve për shërbime shtesë. ‘’Unioni Financiar Prishtinë” është licensuar dhe certifikuar nga MasterCard për të lëshuar për përdorim kartela që pranohen në çdo terminal MasterCard në Kosovë dhe jashtë saj.
Çfarë është Kartela Prepaid?
Kartela prepaid /me parapagim funksionon pa një llogari bankare. Mjetet deponohen direkt në kartelë.
Kartela UpayCard për çdo ditë
Për të gjithë ata që preferojnë të blejnë me kartelë në vend të blerjeve me cash.
Blini dhe fitoni me UPAY card!
Përdorimi i UPAY card
Nuk është një kartë krediti ose debiti, është një kartelë me parapagim UPAY card.
Rimbushni dhe paguani sa dëshironi.
Lëshohet lehtësisht
Aplikoni dhe pajisuni shpejt dhe lehtë në çdo agjenci Western Union – Unionnet në Kosovë.
Përdorim pa kufizime
Kartela UPAY card mundëson të gjitha pagesat në POS dhe ONLINE kudo në botë ku pranohet Mastercard.
Si mund të marr Upay Card?
1. Apliko
Aplikim i lehtë në rrjetin e gjerë të Agjencive Unionnet Western Union,vetëm me letërnjoftim, pa llogari bankare.
2. Merr kartelën
Ju mund të merrni kartelën në agjencinë që ju keni aplikuar.
Ju pranoni SMS në mobilin tuaj në momentin që kartela është e gatshme.
3. Rimbush dhe aktivizo kartelën
Për të aktivizuar dhe përdorur kartelën ju duhet të kryeni rimbushjen apo deponimin e mjeteve në kartelë në një nga agjensionet Unionnet Western Union
4. Blej kudo dhe kurdo
Kartela UPay me parapagim mund të përdoret për blerje në çdo POS si dhe për blerjet online brenda dhe jashtë Kosovës.
Blerje të sigurta me 3D Secure MasterCard SmartCode. Për çdo përdorim të kartelës ju do të keni informacionin me sms në kohë reale.
5.Më shumë vlerë për paratë tuaja
Përmes blerjeve me UPAY card ju do të përfitoni bonus (cash back).
Sa më shumë paguani me Upay card aq më shumë mundësi keni për të përfituar nga blerjet tuaja.
Përfitimet nga kartela